Daka: T’i tregojmë të gjithëve që kemi kulturë të lartë demokratike dhe e duamë shtetin

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 07:05 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në kryeqytet.

Pasi votoi e para e KQZ-së ka futa qytetarët që të dalin në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu Daka u bëri thirrje të gjitha subjektet politike që të kenë kujdes, pasi sipas saj, çka do që ndodhë do t’i faturohet Kosovës dhe jo atyre.

Ajo kërkoj që në këtë ditë të dëshmohet që kemi kulturë dhe e duam vendin tonë.

“E kreva obligimin tim kushtetues e qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët dhe subjektet politike dhe komisioneret që në ditën e sotme të kenë kujdes”.

“Pasi që procesi tani nga ky moment është në duart e tyre. Ta kemi parasysh që çka do që ndodhë gjatë ditës së sotme në fund të kësaj ditë do t’i faturohet Kosovës dhe jo atyre”.

“T’i tregojmë të gjithëve që kemi kulturë të lartë demokratike se dimë të votojmë dhe se e duamë shtetin tonë”, u shpreh Daka.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 937 mijë e 868 votues nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 në qendra 895 të votimit 895 me 2547 vendvotime.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është  111 733 votues.

87,180 votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë.

24,553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2545322832220610

Të ngjashme