Dakordohen të gjithë, Kryesia mblidhet javën tjetër për ta caktuar seancën e re

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 11:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit i janë dashur pak minuta që të merren vesh që mbledhja të mbahet sërish javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci tha se u dakorduan që javën e ardhshme të mbledhin prapë dhe të caktojnë seancën e radhës.

“Pas mbledhjes së sotme u dakorduam që javën që vjen të mblidhemi prapë si Kryesi dhe ta caktojmë  seancën e radhës, për MSA-në”.

“… gjatë kësaj jave dhe çështje të tjera, pasi ka deputetë që janë të përfshirë në këtë çështje”, tha Bogujevci.

R e n d i  i  d i t ë s:

I.      Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+),

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

4.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

6.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

7.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,

8.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,

9.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

10.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

11.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

12.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

13.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

14.     Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

15.     Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

16.     Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme