Dalin detaje të reja rreth Grenellit: Do të punojë si emisar për dialogun, kjo do të jetë zyra e tij

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka folur pasi Richard Grenell ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjermani.

O’Biren gjithashtu ka treguar se Richard Grenell ka vullnet për t’i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka treguar se Grenell do të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhe dhe me orar të përgjysmuar.

“I jam mirënjohës Ric-ut për vullnetin e treguar për t’i shërbyer kombit tonë në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues Special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ushtruar detyrën e tij nga  Shtëpia e Bardhë”, thuhet në qëndrimin e O’Brien të publikuar nga National Security Council.

Ndërkohë gazetarja e Bloomberg, Jennifer Jacobs, ka thënë se Richard Grenell do të punojë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë në ndërtesën e “ Eisenhower Executive Office Building”.

“Më është thënë se aleati i Trumpit, Richard Grenell, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ambasador në Gjermani të hënën. Ai është i fokusuar në rolin e tij si përfaqësues special për negociatat Kosovë-Serbi. Ai është zhvendosur në një zyrë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, në EEOB, të hënën”, ka shkruar Jacobs./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme