Dalin detajet e dorëheqjes së udhëheqësit të Shërbimit Korrektues

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, është liruar nga detyra me kërkesë të tij.

Sipas njoftimit të SHKK-së të enjten, Gashi e kërkoi këtë për arsye personale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues”, thuhet në njoftim.

Pas kërkesës së tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra.

Ndryshe, Ali Gashi ka qenë U.D i Drejtorit të Shërbimit Korrektues, pas shkarkimit të Nehat Thaçit.

Të ngjashme