Dallime brenda opozitës për dinamikën e veprimeve deri në rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë quajtur të pakuptimtë vazhdimin e punës së Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje të aktit më të lartë me rastin e votimit të Delegacionit shtetëror. Por ka dallime brenda tyre për rrugën që duhet ndjekur dhe dinamikën e veprimeve deri në rrëzimin e Qeverisë.

LDK-ja ka shprehur gatishmëri që të ulet me të gjitha subjektet e tjera për t’u dakorduar rreth datës së zgjedhjeve, VV-ja kërkon që të procedohet menjëherë mocioni në Kuvend, pavarësisht nëse janë të sigurta ose jo 61 vota, ndërkaq PSD-ja thotë se Kuvendi duhet të vazhdojë me punë, derisa të sigurohen votat për rrëzimin e Qeverisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se alternativa e vetme për daljen nga situata aktuale janë zgjedhjet e reja. Sipas tij, koalicioni aktual duhet ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë me seanca të stërngarkuara, që nuk kanë fund.

“Koalicioni i pakicës nuk mund ta mbajë peng vendin. Nuk ka kuptim të thirren seanca të reja, sepse këta njerëz kanë humbur legjitimitetin qeverisës, në veçanti tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjitha veprimet e presidentit, ekipit negociator, Qeverisë- kanë përbërë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme