Danielsson njofton Veselin për reformat që duhet bërë për Integrim Evropian

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 09:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe çështjet që lidhen me rrugëtimin Euro-integrues të vendit tonë.

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi përfaqësuesin e lartë të Komisionit Evropian për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe të Kuvendit në veçanti, për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Në këtë funksion, kryetari Veseli foli edhe për punën që Kuvendi ka bërë dhe po bën aktualisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, sidomos në legjislacionin që ka të bëjë me sundimin e rendit e të ligjit, si dhe integrimet evropiane.

Kreu i legjislativit e njoftoi Danielssonin edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit për reforma në sektorin ekonomik, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe hapjes së vendeve të lira të punës.

Kryetari Veseli theksoi nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke u mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, nga ana e tij, çmoi punën e Kuvendit dhe foli për veprimet që Kosova duhet ndërmarrë në të ardhmen, në zbatimin e reformave, të cilat dalin para saj në procesin e integrimit evropian.

Në takim, një theks i veçantë iu kushtua zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, proces ky i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe marrëdhëniet midis saj dhe Bashkimit Evropian.

Të ngjashme