Dardan Bibaj: Avancim profesional, punësim si dhe fuqizim i rinisë do jenë prioriteti im si deputet

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e tij me qyetar, sidomos me të rinjtë tanë, Dardani shprehet se do ketë një mbështetje dhe fuqizim të pakontestueshëm të rinisë sonë, duke qenë pjesë e krijimit të kushteve për avancim profesional, mundësi punësimi si dhe ngritjen dhe zgjidhjen e çështjeve të cilat po e shqetësojnë rinin tonë.

“Nga eksperiencat e mia të studimeve dhe punës jashtë vendit është lehtë e kuptueshme se rinia jonë ka një potencial dhe ide kreative që konkurojnë mjaft mirë me çdo të ri dhe të re në çdo vend të botës”

“Ajo çka i duhet rinisë sonë është fillimisht krijimi i kushteve për tu zhvilluar mbrenda e jashtë vendit. Unë si përfaqësues i të rinjëve do jem katalizator i ndryshimeve konkrete që rinia jonë të ketë vendin e merituar”.

Të ngjashme