“Dardan Gashi është ministër i AKR-së, jo i LDK-së”

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 08:18 | Nga

Naser Rugova, deputet i LDK-së, ka thënë se e bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, nuk ka votë as për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e as për kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Të gjithë e dinë që Teuta Rugova nuk e votoi as Veselin e as Haradinajn. Më 2014, LDK kishte marrëveshje me LDK-në. Tani, Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim që të mos i jepet votë koalicionit qeverisës. Por, pse Teuta Rugova nuk ishte në seancë, duhet ta pyesni atë”, ka deklaruar deputeti Rugova në Interaktiv të KTV-së.

Ndërkaq, për hyrjen e Dardan Gashit në Qeverinë Haradinaj, deputeti Naser Rugova ka thënë se Gashi nuk peshon asgjë në strukturat vendimmarrëse të LDK-së.

“Se si ka shkuar ai në Qeveri, unë nuk e di. Ju them se Teuta Rugova nuk e ka votuar as Veselin e as Haradinajn për të fituar Gashi ndonjë post ministror”, ka thënë Rugova, duke theksuar se Dardan Gashi, sipas informatave të tij, është ministër i AKR-së.

Ai ka theksuar po ashtu se Lista Rugova nuk ekziston si subjekt politik i regjistruar në KQZ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme