Dardan Islami thotë se Qeveria duhet të bëhet me rotacion

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 18:45 | Nga

Opinionisti Dardan Islami është shprehur i bindur se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

“Unë besoj shumë që Haradinaj i ka numrat, jam i bindur. Janë 12-13 deputetë nga të gjithë partitë të cilat janë zotuar se do të votojnë Haradinajn”.

Madje Islami në Klan Kosova ka thënë se “Haradinaj nuk tradhtoi sikur Isa Mustafa dhe e luajti lojën fer”.

Por sipas tij,edhe nëse formohet Qeveria nuk do të jetë stabile. Andaj ai për këtë ka një ide.

“Duket që kanë votat, me ato vota s’mund të bëhet Qeveri stabile, sikur partitë tjera ta bëjnë Qeverinë, a do të jetë prapë ajo Qeveri e fortë, prapë jo. Nëse këto janë rrethanat, nëse këto ndarjet që ne po shohim, duhet të gjendet një njeri, ka zgjidhje, pse të mos bëhet rotacion, t’i japim 2 vjet Ramush Haradinajt në Qeveri e pas dy vjetëve t’iu ipet mundësia të tjerëve”.

“Problemi i vetëm është që Vetëvendosja të mos jetë pengesë, ta lejojmë njeriun t’i bëjë votat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme