Molliqaj e quan Kurtin frikacak: Po i bën shumë favore KESCO-s, e këta po duan bankrotin e KEK-ut

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO. Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.

Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

“Qytetare tregoni që nuk e shitni lirinë dhe nuk e dorëzoni lirinë. Kryeministri aktual ka dhjetë vjet që ka folur për dëmet e distribucionit, por kërkush ma shumë nuk i ka bërë favor kësaj kompanie. Për dy muaj ka ndarë 120 milion euro. KESCO nuk ngihen kurrë dhe kjo kompani e ka në plan ta bojkotojë KEK-un”.

“Qe tre muaj ja ka 50 milion euro borxh. Ujësjellësi ‘Mitrovica’ i ka lënë banorët e Mitrovicës pa ujë sepse KESKO i ka lënë pa ujë. Kur moment ma të mirë nuk kish pasur për të kthyer distribucionin në shërbim të qytetarëve”, tha Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Molliqaj tha se propozim i ZRRE-së duhet të hidhet poshtë, ndryshe ne nuk do të ndalen protestat.

“Për këtë duhet guxim politik sepse brenda kësaj ndërtese është një frikacak, një tutës. Është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shok as shoqe por vetëm armiq për t’i luftuar. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat kanë masha për ta ruajtur veten. Problem që ky është kryeminstër. Ky tuc nuk po guxon të faturojë energjinë elektrike dhe po e qon drejt dështimit KOSTT-in”.

“Ky frikacak i ka marrë paret tona dhe ka planifikuar pagimin për bankat. Ne do të paguajmë rrymën për banka dhe për ata që nuk prodhojnë. Duhet ti hapim veshët e ta dëgjojmë ZRRE. Ai propozim i ZRRE duhet të hidhet poshtë dhe nuk do të kalojë sa të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk ndalemi, ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Ne do të jemi çdo ditë më fuqishëm dhe guximshëm. Ftoj aktivistët ti vendosim kësaj qeverie poça dhe qirinj”.

Ndërsa, anëtarja e PSD-se, Teuta Rrusta tha se kjo energji po u kushton qytetarëve shumë shtrenjtë.

“Po gëzohem që jemi kam shumë në numër. Arsyeja pse jemi mbledhur është e qartë për të gjithë. Mirëpo është e rëndësishme me i përmend kategoritë që preken. Kjo energji po na kushton shumë shtrenjtë. Studentit i rritet çmimi i jetesës në Prishtinë, preket ilaçi i pensionistit. Kjo rritje e energjisë është e papranueshme”, tha Rrusta.

Të ngjashme