Dardan Molliqaj fton elektoratin LDK-së ta votojnë Vetëvendosjen

Istog | 02 Qer 2017 | 17:56 | Nga

Në ditën e tretë të fushatës, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur sot tubimin e tretë zgjedhor në komunën e Istogut. Këtë tubim e hapi me fjalën e tij, Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj,

Molliqaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj dy koalicioneve, të cilat edhe nga Istogu i quajti “koalicion i krimit” dhe “koalicioni i dështimit”.

“Në nuk bëjmë koalicion me ata që përfaqësojnë krimin në Kosovë”, tha Molliqaj në Istog.

Molliqaj po ashtu ka kujtuar deklarimet e Isa Mustafës që thoshte se në Prishtinë do t’i fitonte zgjedhjet me duar në xhepa, e në fakt vetëm duart në xhepa i ngelën.

“Dy koalicionet janë strukur e s’po guxojnë të dalin në debate”, shtoi po ashtu Molliqaj, duke thumbuar kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se e ka gojën plot guxim e iu frikësohet debateve.

Në fund, Molliqaj kishte një ftesë të veçantë për të votuesit e LDK-së, që të votojnë Vetëvendosjen. “Kështu e shpëtojmë Kosovën nga theqafja, por edhe LDK-në nga Kadri Veseli dhe ShIK-u”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme