Dardan Molliqaj kandidati i vetëm për Kryetar të PSD-së

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

PSD po mban aktualisht zgjedhjet e saj të brendshme për të zgjedhur struktura të reja të partisë.

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit si i pari i këtij subjekti, Klan Kosova mëson nga burimet e saj brenda Kuvendit Zgjedhor të PSD-së, se kandidat i vetëm për Kryetar të PSD-së, është Dardan Molliqaj.

Mësohet se në këto zgjedhje ishin shtatë propozime por përfundimisht është vendosur të ketë vetëm një kandidat për Kryetar të PSD-së.

Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për tu tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme