Dardan Sejdiu reagon pasi u përmend se mund t’i bashkohet Iniciativës së Vjosa Osmanit

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Dardan Sejdiu e ka mohuar lajmin se do t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit

Sejdiu ka shkruar në Facebook se angazhimi i tij në parti politike është përmbyllur në vitin 2019, kur edhe është larguar nga PSD-ja.

“Kapitulli i angazhimit tim në parti politike është përmbyllur me 7 Nëntor 2019.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë”, ka shkruar Sejdiu.

Mundësinë e futjes në një parti me Vjosa Osmanin, gjatë ditës së sotme e kanë mohuar edhe Lumir Abdixhiku e Shpend Ahmeti.

Të ngjashme