Darka me kongresmenë, ambasadorë e gjeneralë në Amerikë, Krasniqi: Aleanca me SHBA-në është e shenjtë

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në ShBA është pritur në një darkë pune nga kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar e zyrtarë të tjerë.

Krasniqi tha se gjatë kësaj darke i njoftoi ata me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, teksa u shpreh i nderuar për pritjen.

“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai falënderoi të pranishmit për, sipas tij, mbështetjen historike dhe të vazhdueshme për popullin e Kosovës.

Të ngjashme