Darka në Bruksel, kryeministri Kurti sonte deklarohet pas takimit të parë joformal me Vuçiqin

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke e zhvilluar takimin e parë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në këtë darkën joformale në kryeqytetin e BE-së po marrin pjesë gjashtë liderë të rajonit në të cilën është thënë se do të bisedohen shumë gjëra.

Në takim ka qenë edhe presidenti i Sebrisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilën Kryeministri Kurti është takuar për herë të parë.

E për atë se çka u bisedua e takimet që realizoi në Bruksel dhe rreth darkës së Borellit, pritet të deklarohet vetë Kryeministri Kurti pas takimit joformal me vesh nga burimet e saja Gazeta Online “Reporteri.net”.

Paraqitja e Kurtit në nga Brukseli pritet te bëhet përballë gëzetarëve që po e percjellin zhvillimin nga atje.

Megjithatë kjo konferencë mund të shtyhet për shkak të angazhimeve të të parit të ekzekutivit kosovar.

Në anën tjetër, numri një i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrel tha se takimi na jep mundësinë, që të flitet më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.

Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës në kuadër të takimit jo-formal që po mbahet në Bruksel.

Ai ka thënë se me Kurtin ka folur rreth hapave të ardhshëm të dialogut.

“Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mirë që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi]”, thuhet në njoftim.

Lajçak gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ky i fundit tha se pati një “bisedë të këndshme”.

“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, shkroi i pari i Serbisë në ‘Tëitter’.

Të ngjashme