Dastid Pallaska reagon pasi Kurti mbushi bordet me njerëz të VV-së, i krahason me diktatorit Enver Hoxha

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kapja e Bordeve të Institucioneve Publike po vazhdon akoma nga partitë politike me militantët e tyre partiak, kështu po e bën edhe lideri i Vetëvendosjes kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Për këtë ka reaguar edhe juristi Dastid Pallaska, i cili ka thënë Qeveria Kurti paska vendosur që kësaj ndërmarrje publike t’i krijoj edhe monopol kundër-kushtetues.

Pallaska ka thënë se shembulli i Shqipërisë komuniste, siç po vepron politika kosovare mund të ofrojë barazi vetëm në mjerim.

Postimi i plotë:

Pas kapjes së bordit të Telekomit të Kosovës, Qeveria paska vendosur që kësaj ndërmarrje publike t’i krijoj edhe monopol kundër-kushtetues.

Telekomin e Kosovës mbase mund ta “rimëkëmb” edhe një stomatolog nëse kësaj ndërmarrje publike i mundësohet krijimi i monopolit kundër-kushtetues.

Sipas këtij modeli ekonomik, në të ardhmen mund të hapim edhe fabrika për prodhim të traktorëve dhe televzioneve me kushtin që qytetarët të detyrohen me dhunë t’i blejnë këto produkte me çmime shumfish më të larta, ashtu siç bëri në Shqipërinë komuniste udhëheqësi shpirtëror i eksponentëve të së majtës ekstreme në vend.

Siç e ka vërtetuar edhe shembulli i Shqipërisë komuniste, kjo politikë mund të ofrojë barazi vetëm në mjerim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme