Daut Haradinaj do ta ndërtojë një treg të ri dhe do ta revitalizojë Tregun e Gjelbër në Prishtinë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Tregjet për blerjen e të mirave në Prishtinë, janë edhe të pamjaftueshme dhe me infrastrukturë të dobët, duke ofruar kushte jo të mira për shitësit dhe blerësit.

Tregu më i madh në Prishtinë, i njohur si Tregu i Gjelbër nuk ofron kushte adekuate infrastrukturore dhe higjienike për ekspozimin e artikujve të ndryshëm që i sjellin tregtarët për t’i shitur Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka në programin qeverisës ndërtimin e një tregu të ri në rrugën “Agim Ramadani”, ku aktualisht gjendet me objekt Agjencia Kosovare e Privatizimt, si dhe do të revilatizohen hapësirat ekzistuese të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Por, çka nënkuptohet me revitalizim të Tregut të Gjelbër? Haradinaj ka paraparë që dyqanet shërbye dhe zejtare që gjenden në rrethinë të këtij tregu, që janë në pronësi të Ndërmarrjes Banesore, të rinovohen me buxhetin e ndërmarrjes, me përkrahjen e plotë të komunës. Do të rinovohen kulmet, fasadat dhe vitrinat ekspozuese.

Ndërkaq, hapësira e përdorur deri tani për shitjen e produkteve të veshmbathjes do të rilokohet në kuadër të ndërtesës së re të Tregut të Prishtinës. Hapësirat e liruara në këtë treg, pastaj do të përdoren si hapësirë parkingu për Tregun e Prishtinës.

Është paraparë edhe çmimi, ku ora e parë e parkimit do të jetë falas për konsumatorët dhe për furnizuesit e tregut. Ky synim i Haradinajt, për ndërtimin e tregut të ri dhe revitalizimin e tregut ekzistues, është mirëpritur nga tregtarët por edhe nga banorët e kryeqytetit që i frekuentojnë tregjet për blerjen e produkteve të freskëta dhe cilësore. Haradinaj ka një program qeverisës që analizuar mirë, që i përgjigjet nevojave të banorëve të kryeqytetit.

Me fushatën e tij dhe takimet e përditshme me qytetarë, përkrahja për të është rritur dhe po vazhdon të rritet me hapa të shpejt. Në zgjedhjet e 17 tetorit, ai është njëri prej kandidatëve kryesor për ta fituar garën e zgjedhjeve lokale në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme