Daut Haradinaj do ta subvencionojë prodhimin e mishit bio, në Lebanë do të ndërtohet thertore moderne

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, me qeverisjen e saj deri sot, e ka lënë tërësisht jashtë planifikimit sektorin e bujqësisë dhe zonat rurale të Prishtinës, ndonëse potenciali dhe kapacitetet e saj prodhuese janë të mëdha dhe qytetarët kanë nevojë për mbështetje institucionale.

Mirëpo, nëse Daut Haradinaj arrin të fitojë më 17 tetor në garën e zgjedhjeve komunale për kryetar të Prishtinës, planifikon që t’i mbështesë edhe zonat rurale, përmes investimeve në infrastrukturë agroturizëm dhe bujqësi.

Një prej ideve konkrete të tij, që është vendosur edhe në programin e tij qeverisës, është mbështetja e bizneseve të cilat merren me prodhimin e mishit bio. Plani është që ato të subvencionohen, por edhe të përfitojnë nga programet e ngritjes së kapaciteteve për prodhimin e mishit bio.

Nga mbështetja e kësaj industrie do të përfitonin të gjithë banorët e Prishtinës, por edhe të Kosovës, ngase do të konsumonin mish kualitativ që prodhohet në zonat më të thella të Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës do të siguroj që mishi i prodhuar në Kosovë do te jetë i sigurt për qytetarët e saj dhe do të jetë i kultivuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për prodhimtari të mishit bio”, thuhet në program. Përveç kësaj, fermerët do të ndihmohen edhe për rrethojat e livadheve, për sigurimin e mjeteve të punës dhe do të këshillohen profesionalisht për zhvillimin e bizneseve të tyre. Po ashtu, në Lebanë të Besisë në një sipërfaqe prej 18 hektarësh do të ndërtohet thertorja moderne, me shërbime veterinarie, ku planifikohet që të gjitha produktet të certifikohen me vulën “038 City”, si garacion i prejardhjes dhe cilësisë së mishit.

Daut Haradinaj, kandidati i AAK-së për Prishtinën, është duke zhvilluar fushatë intensive, ku po takon qytetarë nga e gjithë Prishtina dhe po shpalosë pjesë nga programi i tij qeverisës.

Ai po pritet mirë dhe tani shihet si një prej kandidatëve më serioz për t’u bërë kryetar i kryeqytetit. Haradinaj deri tani e ka dëshmuar që e ka vullnetin dhe guximin, por edhe idetë dhe platformën për ta drejtuar Prishtinën në një kahje të re.

Të ngjashme