Daut Haradinaj e kthen në bastion të tij Hajvalinë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon me aktivitetin e tij në kuadër të fushatës për Prishtinën.

Haradinaj sot është pritur nga banorët e Hajvalisë, më saktësisht nga banorët e rrugës Minatori, pjesë kjo e rëndësishme e kësaj ane me gjithsej 300 familje.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj është shprehur se me banorët ka biseduar rreth problemeve të cilat shqetësojnë ata, duke filluar nga problemet me energjinë elektrike e deri te infrastruktura e dobët rrugore.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë Hajvalia si paralagje e kryeqytetit, ka rëndësi të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet në të ardhmen.

Kujtojmë se, Haradinaj me fushatën ka arritur që të fitojë terren nëpër lagjet më të mëdha të kryeqytetit. Sondazhet e fundit japin sinjale se balotazhi është një gjë e sigurtë në Prishtinë, ndërkaq Haradinaj shihet si pretendent serioz në këtë garë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme