Daut Haradinaj e ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon të mbahet seanca e thirru nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.


Por diçka e paparë deri tani e ka bërë shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj e ka ndezur cigaren brenda sallës së Kuvendit, teksa deputetët po vazhdojnë debatin në seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

Teksa fjalën e kishte deputeti Bekë Berisha, në sfond shihet Haradinaj duke tymosur.

Të ngjashme