Daut Haradinaj: E përkrah ekipin negociator, me kusht që të mos diskutohet territori i Kosovës

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 11:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ndonëse deklaroi se do ta përkrahë ekipin negociator, shtoi  se kushti i vetëm i tij është që në asnjë variant  në tavolinë me Serbinë të mos diskutohet për territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Du me bo të qartë që do ta jap votën për ekipin negociator dhe kusht i vetëm është që me asnjë variant nuk guxon të jetë në tavolinë pjesë e diskutimeve territori i Republikës së Kosovës që është shpallë me 17 shkurt, e kanë besimin tim dhe e përsëris, nëse bëhen lojëra këtu kemi me ardhë me marrë jo besimin”, tha Haradinaj.

Të ngjashme