Daut Haradinaj: Ekipi dhe programi ynë, garanci për zhvillimin e Prishtinës

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se ekipi dhe programi që ofron kjo parti për Kryeqytetin, e siguron suksesin në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai bashkë me ekipin e tij, kanë vullnet të madh për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese në Prishtinë.

“Me ekipin që e kemi, programin dhe projektet kapitale, e mbi të gjitha me vullnetin e madh që e ka Prishtina për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese, jemi të sigurtë në suksesin e 17 tetorit të këtij viti”, ka shkruar Haradinaj.


Të ngjashme