Daut Haradinaj: Gjakova e viganëve të luftës, në përkrahje të AAK-së si kurrë më parë

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Grupit Parlemntar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidat për president nga ky subjekt politik, Daut Haradinaj sot ka vizituar Komunën e Gjakovës.

Haradinaj e ka thënë se kjo komunë është një përkrahje të AAK-së si asnjëherë më parë.

“Gjakova e dhjetëra heronjve dhe qindra martirëve, Gjakova e viganëve të luftës në përkrahje të Forcës së Kosovës, në përkrahje të AAK-së si asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. 

Më tej, ai është shprehur se është ndjenjë e veçantë që ka përpkrah vetës bashkëluftëtarin Agron Kryeziu dhe mbesën e Bujar Rokës, Adea Rokën.

“Ndjenjë e veçantë kur përkrah vetes ke bashkëluftëtarin Agron Kryeziu dhe mbesën e Bujar Rokës, Adea Rokën. Bashkëbisedim me deputetë e ministra, artistë e profesorë që garojnë nga ky qytet”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme