Daut Haradinaj: Hajvalia e zhvilluar është prioritet i imi

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne, si çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik – Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen “Katundi”.

Po ashtu, sipas Haradinajt duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë

“Duke qenë se Hajvalia ndërlidhet me Marigona Hill, lagjen Royal dhe liqenin e Badovcit, është e domosdoshme të ndërtohen shtigje të ecjes dhe të instalohet ndriçimi publik”, ka thënë Daut Haradinaj.

Të ngjashme