Daut Haradinaj, i përgjigjet gjeneralit serb: Këtu na keni sa herë që doni

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Milan Mojsiloviq, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës.

Haradinaj, është përgjigjur shkurt Mojsiloviqit se “gjeneralët e demokracisë ruso-serbe” do t’i gjejnë këtu sa herë që ata duan.

Mojsiloviq pas një udhëtimi në Moskë kishte thënë se Serbia e ka përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë për mënyrën se si të veprojnë lidhur me çështjen e Kosovës.

Ndaj deklaratave të Mojslloviqit ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që këto provokime të ndalen.

Të ngjashme