Daut Haradinaj i pikëlluar pas vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka ngushëllimet për familjen e Avni Hysenit, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

Ky është shkrimi i deputetit Haradinaj:

Miku im i dashur, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen, por ti do të mbetesh i përjetshëm në zemrat tona. Sikurse veprat tua dhe të familjes tënde që ishin përtej legjendave. Do na mungosh neve, por do ju bashkohesh burrave të kombit që i kishe përkrah luftës për liri.
Lavdi.

Të ngjashme