Daut Haradinaj i uron shërim të shpejtë Vjosa Osmanit

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka uruar shërim të shpejt kryeparlamentares dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e cila është infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky virus.

“Unë uroj shërimin e shpejtë Presidentes në detyrë, znj.Vjosa Osmanit. Poashtu të gjithë qytetarët janë prekur nga ky virus”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme