Daut Haradinaj ju premton banorëve të Emshirit rregullimin e kolektorit për ujërat e zeza

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar lagjen Emshir, ku tha se kjo zonë ka nevojë për një vendimmarrje serioze.

Ai premtoi që nën qeverisjen e tij do të zgjidhen shumë probleme, e në veçanti çështja e ujërave të zeza, ku ky projekt ka nisur para shumë viteve e nuk përfundua kurrë.

“Një vendimmarrje serioze në të ardhmen do e zgjidh këtë problem që tash e sa vite është kthyer në kancer të kësaj zone me mbi 22 mijë banorë. Situata me kolektorin e ujërave të zeza në lagjen Emshir ka bërë që kjo hapësirë të shndërrohet në hapësirë për hedhjen e mbeturinave.

Ky projekt u nis para sa vitesh por kurrë nuk perfundoi!
Në qeverisjen e ardhshme, rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë ambientit. Prishtinën do ta bëjmë të pastër dhe të shëndetshme. Emshir e ke fjalën time”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme