Daut Haradinaj: Kompleksi Adem Demaçi duhet të ndërtohet, ia shton madhështinë Kryeqytetit

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se procedurat për projektin e Kompleksit Adem Demaçi në hyrje të Kryeqytetit.

Haradinaj ka thënë se ky kompleks ia shton madhështinë Kryeqytetit në hyrje të tij.

“Projekti i Kompleksit Adem Demaçi, tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë në bashkëpunim të plotë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Qeverisë, projekt ky i nisur para disa viteve. Ky kompleks e shton madhështinë e hyrjes në kryeqytet si dhe i bënë nderë sakrificës sonë me ikonën Adem Demaçi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se procedurat kanë përfunduar, mbetet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizimin e këtij projekti.

“Të gjitha procedurat janë të përfunduara nga Komuna dhe shoqata, nevojitet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizim të këtij projekti”, ka përfunduar Haradinaj.

Kujtojmë se ish-kryeministri Haradinaj kishte marrë propozim-vendim për vendosjen e shtatores së veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi në në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë, ‘Autostrada Adem Demaçi”, dhe propozimin për të emërtuar Parkun e qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj njihet edhe si njëri ndër politikanët e rrallë në Kosovë dhe përtej saj që i kapërcen kufijtë partiak sa herë bëhet fjalë për figura të shquara kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme