Daut Haradinaj konfirmon kandidaturën, modelin e fitores në Deçan do ta bartim edhe në Prishtinë

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëeheqje nga pozita e kryetarit të degës së partisë në Deçan.

Haradinaj ka shkruar se arsyeja është gara e tij për kryetar të kryeqytetit.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit, Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se modelin e fitores në Deçan do ta bartin edhe në Prishtinë.

“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore. Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit. I juaji, Daut Haradinaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme