Daut Haradinaj: Kosova ka nevojë për liderë të vendosur, guximtarë dhe vizionar

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga AAK, ka thënë sot nga Peja se këtij qyteti i ka humbur epiteti “Lulja e Dukagjinit”, sipas tij me fajin e atyre që e drejtojnë institucionin e komunës.

Nga një takim i atjeshëm, ai është shprehur se Kosova ka nevojë për stabilitet.

“Kosova ka nevojë për stabilitet i cili arrihet kur ka liderë stabil e të vendosur, guximtarë e vizionarë në krye të vendit”, është shprehur Haradinaj.

“Aleanca ofron garanci për perspektivën e duhur, këtë e kemi dëshmuar, ndonëse në një periudhë jo të gjatë qeverisëse, duke i sjellur shumë investime këtij qyteti”, ka thënë ai ndër të tjera.

Të ngjashme