Daut Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi, bën thirrje ndaj Komunës së Prishtinës për vendosjen e shtatores në nderim të tyre

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në 23 vjetorin e vrasjes së tyre. Haradinaj u shpreh se Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, djem të UÇK-së, shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vranë tinëzisht nga aparati shtetëror serb, 23 vjet më parë, vetëm pak ditë pas përfundimit të luftës.

Tutje, Haradinaj tregoi se para 2 viteve pati kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndahet një vend në sheshin e Prishtinës, për një shtatore të vëllezërve Bytyqi. Por, per shkak të vonesave në konfirmim dhe gjetja e vendit, kanë lënë pezull këtë nismë.

Ndër të tjera, Haradinaj bëri thirrje ndaj kryetarit të tanishëm të Komunës së Prishtinës që të procedohet me këtë kërkesë.

“Prishtina do ketë nderin që në sheshin e saj krah figurave tjera historike, të ketë dhe djemtë shqiptaro/amerikan që ja falen jetën Kosovës”, tha Haradinaj.

Të ngjashme