Daut Haradinaj: Lëvizja e kufijve, luftë në Ballkan

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 09:27 | Nga

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai potencoi edhe qëndrimin e kryeministrit Haradinaj se një lojë me kufij në Ballkan do të thotë luftë.

“Nuk ka pasë ndërrim të pozicioneve, nuk ka ndërrim të qëndrimeve dhe ne jemi të vendosur që askush nuk ka mandat me diskutu për ndërrim, shkëmbim apo si të duash quaje. Në rast se kemi rrezik për shkëmbim territoresh me qenë së bashku në tavolinë. Tendenca për luajtjen e kufijve do të thotë luftë në Ballkan dhe këtë e kemi bërë të qartë edhe ne si AAK por edhe kryeministri. Se a rrezikohet koalicione a është shantazhuar, edhe njëherë po e them që ne qëndrojmë në koalicion me PDK”, tha Haradinaj.

Në tryezën me temën e kufijve që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Haradinaj replikoi me shefin e GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai tha se kanë qenë në bisedime me këtë parti lidhur me rezolutën e kuvendit kundër diskutimit për territore në dialogun me Serbinë.

Por Avdullah Hoti duke replikuar e mohoi këtë gjë.

“Unë e ftoj Haradinaj të ruajnë diskursin dhe shpresoj që nëse ka rezolutë të flasim hapur. Unë nuk dëshiroj të komentoj bisedat për rezolutë dhe kam ardhur në emër të LDK dhe nuk dëshiroj të komentoj këtë, këta e dinë më mirë le të flasin”, tha Hoti.

Daut Haradinaj gjithashtu tha se çështja e diskutimit të shkëmbimit të territoreve duhet të sanksionohet me ligj.

“Kushti jonë është që kushdo tjetër qoftë për bisedime presidenti tash ose ai që vjen, kryeparlamentari tash ose më vonë me ju sanksionuar bisedimet për shkëmbim territoresh. Ne prej fillimit deri në fund kemi kërku që me shku me ridiskutu. Në raport me kufirin duhet me pasë kujdes se janë fliju shumë njerëz , I kam pa kadastrat ku I kanë shkëmby territoret e ju i shihni më vonë, dhe ne nuk i kemi kushtet si Belgjika e Danimarka që ulen e i shkëmbejnë territoret” shtoi Haradinaj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’,  u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.

Po ashtu, në një intervistë ekskluzive, analisti nga SHBA-të, Daniel Serwer dhe analistri serb Dragomir Angjellkoviq komentoi këtë çështje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme