Daut Haradinaj: Mirë që Shpend Ahmeti po i kthehet punëve në Komunë

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Daut Haradinaj, e ka përshëndetur kreun e PSD’së, Shpend Ahmeti, për qasjen e tij pas performancës jo të mirë të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.

Daut Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Ahmeti ka vepruar mirë që, pas dështimit në zgjedhje me partinë, tashmë ka vendosur ta kthejë vëmendjen e tij tek punët në Komunën e Prishtinës, ku është kryetar.

Ai ka thënë se ky vendim i Ahmetit është lajm i mirë për qytetarët e kryeqendrës së Kosovës.

I pyetur se pse Ahmeti nuk arriti as të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka vlerësuar se një gjë e tilla ka ndodhur sepse qytetarët “e dinin që është kryetar komune”. 

Të ngjashme