Daut Haradinaj në ditën e çlirimit të Prishtinës: E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, vizitoi kopshtin Dina, ku u takua me shumë fëmijë.

Ai tha se çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë dhe se ne e kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

“Për ditën e çlirimit të Prishtinës sot u takova me më të dashurit tanë, fëmijët. Në kopshtin Dina, fëmijët kënduan e recituan për paqe e pranverë.

E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme. Çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë. Brezat e ri po rriten shëndetshëm e të sigurtë që e ardhmja jonë të jetë në duart e tyre.

Urime dita e çlirimit Prishtinë e fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme