Daut Haradinaj në përkrahje të peticionit të Plisave për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Kryeqytetit, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar pas iniciativës së Plisave për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.

Haradinaj tha se e përkrah fuqishëm peticionin e Plisave, duke shtuar se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përkrahi fuqishëm peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë, Adem Jashari në Prishtinë.

Vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.

Ne sot kujtuam heronjtë Bytyqi për të cilët po ashtu nuk u realizua nisma për një memorial kujtimi për ta

Të ngjashme