Daut Haradinaj nga Deçani: Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, sot gjatë ditës ka takuar të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës.

“Sot bashkë me Kryesinë e Rinisë dhe Këshillin e Përgjithshëm, me të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës”, ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebooka ka thënë se Aleanca në Deçan i ka dhënë hapësirë të jashtëzakonshme rinisë në qeverisjen komunale.

“Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë, ata po na bashkohen në rrugën tonë për fitoren e përbashkët!”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Kryesinë e Rinisë dhe Këshillin e Përgjithshëm, me të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës.

Aleanca në Deçan i ka dhënë hapësirë të jashtëzakonshme rinisë në qeverisjen komunale. 

Eshtë krenari për ne t’i shohim sukseset që këta të rinjë i kanë arritur aty ku kanë udhëhequr.

Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë, ata po na bashkohen në rrugën tonë për fitoren e përbashkët!


Të ngjashme