Daut Haradinaj për familjen Jashari: Në kohën e lavdisë isha me fat që mu dha rasti t’i njihja personalisht

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare, mobilizoi edhe më shumë popullin për kthesën e madhe të luftës për liri.

Haradinaj, bashkë me drejtuesit e shtetit dhe shumë qytetarë morën pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë ishte me fat që në kohën e lavdisë t’i njihte personalisht familjen Jashari.

“Familja Jashari mbetet përjetësisht në kujtesën e kombit tonë, si rast unik i flijimit për liri e dinjitet. Heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare, mobilizoi edhe më shumë popullin për kthesën e madhe të luftës për liri. Në kohën e lavdisë isha me fat që mu dha rasti t’i njihja personalisht. Lavdi familjes emblemë Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme