Daut Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e ndërron orientimin pro perëndimor

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 18:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e deputetëve për deportimin e shtetasve turq. Lidhur me këtë çështje, deputeti Daut Haradinaj thotë se janë shkelur procedurat dhe veprimet janë marrë të menjëhershme.

Ai gjithashtu përmendi se edhe shumë shtetasë të vendeve të ndryshme janë deportuar nga Kosova, pa u diskutuar nga askush.

“312 qytetarë të shteteve të ndryshme janë deportu në formën e njëjtë nga Kosova, askush nuk e ka çelë gojën, e dimë çfarë gjendje është. Është mirë me këqyr me saktësi Komisioni Hetimor kur formohet, populli i Kosovës nuk e ndërron orientimin pro perëndimor, nuk ka fuqi që ia ndërron vendimin. Deputetët nuk janë hetues, duhet me kërku llogari prej institucioneve përkatëse”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme