Daut Haradinaj pranon një dhuratë nga familja e heroit Agim Ramadani

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka pranuar një dhuratë nga familja e heroit Agim Ramadani.

Një shishe raki është dhurata me emrin Katana, sikur nofka që e mbante Agimi në luftë.

Dhuratën e ka publikuar vetë Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Pranova këtë dhuratë nga familja e heroit, Agim Ramadani.Reklamë

Respekt të përjetshëm për Shukrijen dhe fëmijët e Agimit, që po e ruajnë traditën”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme