Daut Haradinaj: Pranverat në trojet tona çelin në liri, sepse ishin ata që të jemi ne sot.

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot kanë nderuar e kujtuar dëshmorin e kombit Luan Haradinaj si dhe veprën e atdhetarit, Smajl Haradinaj.

“Në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, nderuam sot dëshmorin e kombit, Luan Haradinaj.

Bashkë me përkujtimin për Luanin, kujtojmë dhe veprën e atdhetarit të madh, Smajl Haradinaj.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e heroit tonë të madh gjithëkombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Pranverat në trojet tona çelin në liri, sepse ishin ata që të jemi ne sot.Lavdi dëshmorëve të kombit!”

Të ngjashme