Daut Haradinaj prezanton edhe një kandidat për Asamblenë e Prishtinës

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë publike edhe një kandidat tjetër për Asamblenë e Prishtinës.

Bëhet fjalë për Agon Hanën, nga Dragodani, i cili është një afarist afarist i suksesshëm.

‘Një takim miqësor me Agon Hanën, një afarist i suksesshëm që garanton përfaqësimin e Dragodanit në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Urime e suksese i nderuari Agon!

Na priftë e mbara’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme