Daut Haradinaj prezanton kandidatin e radhës: Nuk do të mbetet pa përfaqësim asnjë lagje dhe fshat i Prishtinës

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për asambleist në Prishtinë, Argjir Rexha.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Garës për Prishtinën po i hyn edhe një i ri i suksesshëm i kryeqytetit tonë. Argjir Ramë Rexha njihet si zë i fuqishëm, që pa hezitim e përkrahë shoqërinë tonë, në veçanti rininë. Me angazhimin e tij në Asamblenë Komunale, ai do të përfaqësojë shtresa të ndryshme të shoqërisë; hotelerinë, kulturën, estradën dhe bizneset tjera që gravitojnë në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë së ka vizituar gati secilën lagje dhe fshat të kryeqytetit, ndërsa shton se asnjë lagje apo fshat nuk do të mbetet pa përfaqësim.

“Gjatë këtyre ditëve kam vizituar pothuajse çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit tonë. Me nominimin e kandidatëve, po dëshmojmë se nuk do të ketë lagje e as fshat pa përfaqësim. Përfaqësimi i të rinjve në qeverisjen komunale, është premtim dhe obligim i yni”, ka përfunduar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme