Daut Haradinaj pritet nga Erion Veliaj: Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i përditshëm në interes të kryeqyteteve tona

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.

“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj. Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara.

Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare.

E para Prishtina

https://m.facebook.com/story.phpstory_fbid=4131306886922408&id=1558607637525692&sfnsn=scwspmo

Të ngjashme