Daut Haradinaj së bashku me vëllezërit viziton fshatin Shtedim

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka zgjedhur të kalojë kohën e tij së bashku me vëllëzërit e tij në natyrën e mrekullueshme të vendeve të Kosovës.

Ai së bashku me vëllaun e madh kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj, dhe me vëllezërit e tjerë Frashërin, Vetonin dhe nipin Luanin, kanë vizituar fshatin Shtedim në Podujevë.

Ata kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë së bashku, për t’i mbushur bateritë për fushatën zgjedhore që e pret Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme.

Të ngjashme