Daut Haradinaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha ka konfirmuar se Daut Haradinaj do të jetë shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Berisha ka thënë se në të gjitha analizat që janë bërë, Daut Haradinaj është menduar se do të jetë më i duhuri për ta drejtuar Grupin e Deputetëve në këtë legjislaturë.

“AAK tani ka tre deputet më shumë në Kuvend, në krahasim me legjislaturën e kaluar,. Pra kishim 10 dhe tash jemi 13 Deputet.  Do të jemi grup dinamik, konstruktiv e parimor. Daut Haradinaj ka qenë propozim i përbashkët që e ka marrë mbështetjen nga grupi dhe ne, këtë qëndrim ja kemi prezantuar organeve të partisë dhe kryetarit.”-tha Berisha për ‘RADIO 1’.

Berisha ka shtuar se AAK do vazhdojë të mbetet parimore në tema duke dhënë kontributin e saj në Kuvendin e Kosovës.

“Siç edhe e ka potencuar kryeministri Haradinaj, ne normalisht edhe pse kryeministri ka dhënë dorëheqje nga ulësja në Kuvend, në baza ditore jemi në koordinim për të gjitha veprimet tona në Kuvendin e Republikës, konform parimeve dhe qëndrimeve të partisë. Me këtë rast uroj të gjithë të zgjedhurit dhe shpresoi në suksese e punë të mira për Kosovën.”-thotë Ali Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme