Daut Haradinaj: S’kemi asnjë problem në bashkëqeverisje, AAK kërkon ShBA-në në tryezën e dialogut

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë telashe në mes të partnerëve të koalicionit sa i përket bashkëqeverisjes, por vetëm ka thënë se kërkesa e hapur e AAK-së është që në dialog të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kemi një shqetësim sepse dialogu s’ka prodhuar asgjë të mirë tash e 15 vjet pa prezencën e ShBA-së. Nuk guxon që të rrëshqitet në dialog teknik. Një marrëveshje pa prezencën e ShBA-së është e pa zbatueshme. Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë që ShBA-ja të jetë në tryezën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se BE-ja është aleat i Kosovës por besimi i Kosovës është tek ShBA-ja.

“BE-në e kemi aleat por besimin e kemi në ShBA”, ka shtuar Haradinaj.

Në fund ai ka kërkuar nga Hoti që edhe të trajtojë seriozisht partnerët e koalicionit, duke ia përmendur faktin që Selim Selimin nuk e kishte marrë brenda në takimin me Vuçiqin.

Të ngjashme