Daut Haradinaj u kërkon autoriteteve shqiptare ta heqin taksën rrugore

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta heqin taksën rrugore në Shqipëri.

“Pa politikë, por u bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo taksë me kosto të lartë duke si ndëshkim për popullin e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri.
Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës.
DH

Të ngjashme