Daut Haradinaj zotohet për mbështetje ndaj ndërmarrësve dhe profesionistëve prishtinas

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vazhduar edhe sot vizitën nëpër kompani dhe biznese të ndryshme në Kryeqytet.

Sot Haradinaj ka vizituar klinikën dentare “Dental Therapy”. “Sot vizitova klinikën dentare “Dental Therapy”, ku takova stomatologun e ri z. Arianit Demiri i cili edhe pse i ri në moshë, me shumë sukses po udhëheq biznesin e tij privat”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se mbështetja për profesionistë dhe ndërmarrës do të jetë prioritet i tij. “Mbështetja për profesionistët që janë edhe ndërmarrës të rinj të Kryeqytetit do të jetë prioritet në qeverisjen e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme