Daut Hardinaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, ku ka rizgjedhur Daut Haradinajn kryetar të kësaj dege.

Kryetari i rizgjedhur i degës në Deçan, deputeti Daut Hardinaj tha se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.

“Unë kam pas nderin me punu për këto tre vite e gjysmë në degën e Aleancës dhe është e vërtetë që suksesi i përbashkët e kemi arritur, sot udhëheqë qeveria, udhëheq Bashkim Ramosaj në komunë. Po në të njejtën kohë gjithë kandidatët për deputetë nga Deçani janë zgjedhur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme